• e diel, 22 dhjetor 2024

Qeveria franceze paralajmëroi sistemim të automjeteve të blinduara të xhandarmërisë për të parandaluar trazira

Qeveria franceze paralajmëroi sistemim të automjeteve të blinduara të xhandarmërisë për të parandaluar trazira

Paris, 30 qershor 2023 (MIA) - Kryeministrja franceze, Elizabet Born sot paralajmëroi se nëpër rrugë do të sistemohen automjete të blinduara të xhandarmërisë për shkak të dhunës në shumë qytete të Francës tashmë tre netë me radhë pasi që një polic vrau një djalosh 17-vjeçar gjatë një kontrolli në komunikacion.

Do të sistemohen edhe forca mobile shtesë, kumtoi qeveria. Gjithashtu, thuhet se ngjarjet e mëdha që mund të paraqesin rrezik për rendin publik do të anulohen varësisht nga situatat lokale.

Ato vendime janë pjesë e masave të miratuara sot në takimin ministror të krizës ku mori pjesë edhe presidenti Emanuel Makron. Ai ishte tkaimi i dytë i krizës për dy ditë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanin dhe ministri për digjitalizim, Zhan-Noel Baro sonte në Paris do të tkaohen me përfaqësues të platformave digjitale.

Takimi do të jetë edhe mundësi për t'u kërkuar "mbështetje" nga platformat si Tuiter, Snepçet dhe Tiktok në mënyrë që të identifikohen shfrytëzuesit e rrjeteve sociale të cilët jnë të përfshirë në krim, thuhet në kumtesën nga kabineti i kryeministres. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR