• e enjte, 04 dhjetor 2025

Qeveria e Sirisë dhe kurdët arritën marrëveshje për armëpushim gjithëpërfshirës

Qeveria e Sirisë dhe kurdët arritën marrëveshje për armëpushim gjithëpërfshirës

Damask, 7 tetor 2025 (MIA) – Ministri sirian i Mbrojtjes, Murhaf Abu Kasra dhe komandanti i Forcave Demokrate Siriane (SDF), të mbështetur nga SHBA-ja, gjeneral Mazlum Avdi, sot u morën vesh për armëpushim gjithëpërfshirës në të gjitha frontet në Sirinë veriore dhe verilindore. 

Marrëveshja paqësore menjëherë hyn në fuqi. 

Sulmet e fundit ndërmjet të dyja palëve hodhën hije mbi marrëveshjen e rëndësishme të nënshkruar në mars ndërmjet SDF-së, të kryesuar nga kurdët dhe Qeverisë së re siriane e kryesuar nga islamistët për integrim të forcave rajonale në institucionet shtetërore. 

Marrëveshja ka për qëllim të ndihmojë në bashkimin e vendit pas luftës civile 14-vjeçare dhe ta hapë rrugën për bashkimin e forcave kurde, nën kontrollin e të cilave është një e katërta e Sirisë me Damaskun, bashkë me organet drejtuese rajonale kurde. 

Presidenti sirian Ahmed al Shara në Damask pati takim me të dërguarin e posaçëm amerikan për Sirinë, Tomas Barak, dhe me shefin e Komandës Qendrore të SHBA-së, admiralin Bred Kuper. 

Bisedimet, në të cilat morën pjesë ministri sirian i Punëve të Jashtme, Asad al Shibani, ministri i Mbrojtjes, Abu Kasra dhe shefi i inteligjencës, Husein al Salameh, u përqendruan në ngjarjet e fundit në Siri, mbështetjen për procesin politik dhe përpjekjet për fuqizimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë. fc/

c/Foto:MIA

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR