• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e shqyrtoi informacionin rreth konsumit të energjisë elektrike nga institucionet

Qeveria e shqyrtoi informacionin rreth konsumit të energjisë elektrike nga institucionet
Shkup, 18 tetor 2022 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme të 93-të shqyrtoi Informacionin me një analizë krahasuese të energjisë elektrike të konsumuar nga institucionet shtetërore, të përgatitur nga Ministria e Ekonomisë. "Ministria e Ekonomisë kishte për detyrë që këto informacione dhe analiza t'i dorëzojë në Qeveri, pasi organet e administratës shtetërore, institucionet që nuk kanë statusin e organeve të administratës shtetërore dhe personave juridikë të themeluar nga shteti, nëpërmjet Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, kishin për detyrë të arrinin kursime në konsumin e energjisë elektrike", njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë. Siç thuhet në njoftim, borxhi i referohet kursimeve prej 15 për qind në baza mujore, duke filluar nga 1 shtatori i vitit 2022, deri më 31 mars të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar kalendarik. "Informacioni është dorëzuar në Qeveri si material për informim, ndërsa për detajet publiku do të njoftohet nga Ministria e Ekonomisë përmes një konference për media", thuhet në kumtesë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR