• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes me FRONTEKS-in

Qeveria e pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes me FRONTEKS-in

Shkup, 18 tetor 2022 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për negociata të kryera me tekst të harmonizuar të Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitete operative të zbatuara nga Agjencia për roje kufitare evropiane dhe bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (FRONTEKS) dhe e shqyrtoi dhe e miratoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes.

"Me nënshkrimin e Marrëveshjes, sipas informacionit të MPB-së, krijohen parakushtet e domosdoshme ligjore të cilat do të mundësojnë bashkëpunim të drejtpërdrejtë midis organeve kompetente të të dyja palëve dakorduese, për situata kur anëtarët e ekipit të Agjencisë për roje kufitare evropiane dhe bregdetare kanë autorizime ekzekutive në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa në kontekst të menaxhimit me rrjedhat emigruese dhe shkatërrimin e migracionit të paligjshëm dhe krimit ndërkufitar në Republikën e Maqedonisë së Veriut", informon Shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Në seancë drejtoreshë e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të ministrit të Shëndetësisë është emëruar Magdalena Filipovska - Grashkoska.

QËNDRONI TË LIDHUR