• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e pakicës së Trudos humb mbështetjen nga aleati i saj politik

Qeveria e pakicës së Trudos humb mbështetjen nga aleati i saj politik

Otava, 5 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo pësoi një goditje serioze politike dje pasi aleati i tij kryesor i majtë publikoi se po prishë marrëveshjen politike për të mbështetur qeverinë e pakicës liberale.

Kryeministri nuk është doemos të shpall menjëherë zgjedhje të reja, por do të duhet të gjejë një mbështetës të ri në parlament për t'i mbijetuar një mocioni të mundshëm për mosbesim.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, lideri i Partisë së Re Demokratike, Xhagmit Sing, kumtoi se po tërhiqet nga aleanca e formuar tre vjet më parë.

"Sot nuk do të merrem me politikë", tha kryeministri kanadez i pyetur për këtë temë gjatë një vizite në shkollat ​​në provincën lindore të Njufaundlend dhe Labrador.

Në fjalimin e tij, Sing nuk i kurseu kritikat ndaj ish aleatëve të tij: "Liberalët janë shumë të dobët, shumë egoistë dhe shumë të afërt me ultra të pasurit për të luftuar për njerëzit".

Ai akuzoi gjithashtu dhe Xhastin Trudon se nuk ishte në gjendje t'i rezistonte opozitës konservatore. Opozita e udhëhequr nga Pjer Poalievr, ka një përparësi të konsiderueshme në anketat e opinionit përpara zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në fund të tetorit të vitit 2025.

Sipas një hulumtimi të "Angus Rid" të publikuar dje, konservatorët po udhëheqin para liberalëve me një diferencë prej 43 për qind mbështetje ndaj 21 për qind. Në PRD parashikohet të ketë 19 për qind mbështetje.

Pasi liberalët e Xhastin Trudos fituan zgjedhjet e shtatorit të vitit 2021, PRD-ja ra dakord të mbështeste partinë për ta mbrojtur atë nga një votë për mosbesim e cila mund ta rrëzonte qeverinë.

Në këmbim të mbështetjes, PRD arriti të prezantojë disa programe sociale, duke përfshirë një program të ri të mbrojtjes stomatologjike për kanadezët me të ardhura të ulëta dhe një ligj kundër shfrytëzimit të zëvendësuesve të grevës.

Kjo marrëveshje duhej të zgjaste deri në korrik të vitit 2025.

Për momentin në Dhomën e ulët të Kanadasë janë 154 deputetë nga Partia Liberale e Kanadasë, 119 nga Partia Konservatore e Kanadasë, 32 nga Blloku i Kvebekut, 24 nga PRD, dy nga të Gjelbrit, tre deputetë të pavarur dhe katër vende të zbrazëta. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR