• e diel, 22 dhjetor 2024

Qeveria e miratoi Marrëveshjen për bashkëpunim afarist-teknik mes EMV dhe BEG

Qeveria e miratoi Marrëveshjen për bashkëpunim afarist-teknik mes EMV dhe BEG
Shkup, 20 janar 2022 (MIA) – Qeveria në seancën e sotme të katërt e miratoi tekstin e Marrëveshjes për bashkëpunim afarist-teknik, me të cilin rregullohen të drejtat e ndërsjella të Prodhimit të ngrohjes Ballkan enerxhi (BEG) dhe Elektranat e Maqedonisë së Veriut (SHA EMV). “Në pajtim me këtë marrëveshje, BEG do ta vendos në menaxhim të SHA EMV tërë punën e saj afariste deri në ditën e lidhjes së kësaj marrëveshje, ndërsa nga dita e lidhjes së kësaj Marrëveshje do t’i japë pëlqim SHA EMV-së që të menaxhojë me të gjitha aktivitetet afariste të BEG, me të gjitha llogatirë e transaksionit, si dhe me llogarinë për dedikim, të cilën BEG do ta hapë ekskluzivisht për nevojat e kësaj Marrëveshjeje për bashkëpunim afarist-teknik”, thuhet në kumtesën qeveritare. Qeveria mori edhe Vendim për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike në kushte të gjendjes së krizës në funrizimin me energji ngrohëse. Mjetet financiare, të nevojshme për realizimin e obligimeve nga ndërmarrja e masës nga ky vendim të Elektranave të Maqedonisë së Veriut do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022. Qeveria në seancë mori Vendim për miratimin e mjeteve financiare për ballafaqim me gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike, me të cilën miratohen mjete financiare me vlerë prej 615 milionë denarë për SHA EMV, në pronë shtetërore- Shkup. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR