• e premte, 22 nëntor 2024

Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2025 në vlerë prej 3.6 miliardë euro

Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2025 në vlerë prej 3.6 miliardë euro

 Prishtinë, 30 tetor 2024 (MIA) - Qeveria e Kosovës në seancën e sotme miratoi projektbuxhetin për vitin 2025, i projektuar në 3,6 miliardë euro.

 Pasi u miratua nga Qeveria, Ligji për Buxhetin është dërguar për debat dhe miratim në Parlamentin  e Kosovës.

 "Sot jemi këtu për të shënuar një rekord historik, për të katërtin vit radhazi e miratojmë buxhetin. Buxheti i përgjithshëm për vitin 2025 arrin në tre miliardë e 608 milionë euro, prej të cilave vetëm për pagat parashihet një rritje prej 300 milionë euro", deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 Ai theksoi se nga shuma e përgjithshme e buxhetit 87 milionë euro janë planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe 16 milionë euro shtesë për programin për kujdesin e fëmijëve.

 "Bujqve tanë ua japim mbështetjen më të lartë në rajon përmes granteve. Janë ndarë 930 milionë euro për investime në infrastrukturë, duke përfshirë hekurudhat dhe rrugët. Vazhdojmë me investime në veri të shtetit, ku tashmë ka përfunduar vendosja e ligjshmërisë. Për komunat kemi ndarë 240 milionë euro shtesë, theksoi Kurti.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR