• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e Kazakistanit ka dhënë dorëheqje

Qeveria e Kazakistanit ka dhënë dorëheqje

Astana, 5 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria e Kazakistanit dha dorëheqje sot, kumtoi kabineti i presidentit të Kazakistanit Kasim Zhomart Tokaev.

Nga kabineti i Tokaevit nuk kumtojnë se pse qeveria e udhëhequr nga kryeministri Alihan Smailon ka dhënë dorëheqje.

Në kumtesën theksohet se ushtruesi i detyrës kryeministër përkohësisht do të jetë zëvendëskryeministri Roman Sklar, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Në përputhje me nenin 70 të Kushtetutës së Republikës së Kazakistanit, kam vendosur të pranoj dorëheqjen e Qeverisë së Republikës së Kazakistanit. Përkohësisht, detyrat e kryeministrit i kalojnë Sklar Roman Vasileviçit. Anëtarët e Qeverisë së Republikës së Kazakistanit do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre derisa të miratohet përbërja e re e Qeverisë”, thuhet në dekretin e Tokaev. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR