• e premte, 05 dhjetor 2025

Qeveria e Izraelit miratoi marrëveshjen me Hamasin

Qeveria e Izraelit miratoi marrëveshjen me Hamasin

Tel Aviv, 10 tetor 2025 (MIA) - Qeveria e Izraelit mbrëmë e miratoi marrëveshjen me të cilën Hamasi do t'i lirojë të gjithë 48 pengjet e mbetura në Gaza, kumtoi kabineti i kryeministrit.

Me miratimin ndërprerja e luftës hyri në fuqi.

Lirimi i pengjeve, në shkëmbim për rreth 2.000 të burgosur palestinez  dhe tërheqja e pjesshme e armatës izraelite (IDF), paraqet fazën e parë të planit paqësor për Gazën të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

Shumica e ministrave të kabinetit votuan në favor të marrëveshjes, përfshirë ministrin Ofir Sofer të Partisë së Sionizmit Fetar të ekstremit të djathtë, ministri i Financave Bezalel Smotriç, ministrat e tjerë të cilët ishin kundër marrëveshjes. Të gjithë anëtarët e partisë ultranacionaliste Ocma Jehudit votuan gjithashtu kundër saj.

Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) tani do të tërhiqen në linja të reja në kuadër të Rripit të Gazës, duke ruajtur një orar që kontrollon rreth 53 për qind të territorit të Gazës, pas së cilës do të fillojë periudha 72 orëshe në të cilën Hamasi duhet t'i lirojë të gjitha pengjet. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR