• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e Britanisë së Madhe hodhi poshtë thirrjen e liderit të ri skocez për pavarësi

Qeveria e Britanisë së Madhe hodhi poshtë thirrjen e liderit të ri skocez për pavarësi

Edinburg, 27 mars 2023 (MIA) - Qeveria e Britanisë së Madhe sot ka hedhur poshtë deklaratat për pavarësinë e Skocisë dhënë nga lideri i sapozgjedhur i Partisë Popullore të Skocisë (SNP), Humza Jusaf.

Jusaf i cili duhet të bëhet kryeministri i ri i Skocisë sot në Edinburg, pas shpalljes së rezultateve të votimit të 72.000 anëtarëve të SNP-së, deklaroi se i përket “brezit që do të fitojë pavarësinë” nga Britania e Madhe.

“Popullit të Skocisë i duhet pavarësi tani më shumë se kurrë dhe ne do të jemi brezi që do ta fitojmë atë”, tha ai.

Sipas qeverisë britanike, skocezët dhe britanikët si tërësi duan politikanë "të cilët fokusohen në çështjet që kanë më shumë rëndësi për ta: ulja e inflacionit, përballja me krizën e shpenzimeve të jetesës dhe zvogëlimin e listave të pritjes në sistemin e sigurimit shëndetësor". 

 

QËNDRONI TË LIDHUR