Qeveria e BeH-së shpalli gjendje të fatkeqësisë së jashtëzakonshme
- Qeveria e BeH-së shpalli gjendje të katastrofës natyrore për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën një pjesë të Federatës së Bosnja dhe Hercegovinës - Jabllanicën, Konjiqin, Kiseljakin, Fojnicën, Kreshevën dhe vende tjera.
- Post By Sara Ademi
- 18:33, 4 tetor, 2024
Sarajevë, 4 tetor 2024 (MIA) - Qeveria e BeH-së shpalli gjendje të katastrofës natyrore për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën një pjesë të Federatës së Bosnja dhe Hercegovinës - Jabllanicën, Konjiqin, Kiseljakin, Fojnicën, Kreshevën dhe vende tjera.
Këtë sot e tha zëvendëskryeministri Vojin Mijatoviq në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të Qeverisë së FBeH-së në Sarajevë.
"Kemi 14 viktima, mos spekuloni për numrin e të zhdukurve. Në këto momente në zonat e rrezikuara po punohet për kalueshmërinë dhe pastrimin e rrugëve, në mënyrë që shërbimet e shpëtimit të arrijnë te viktimat. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme janë obliguar njësitë për shpëtim në ujë të Drejtorisë Federale për Mbrojtje Civile", tha ai.
Mijatoviq informon se është formuar Shtab i Krizës i cili do të kordinohet me Drejtorinë Federale për Mbrojtje Civile. sa/
foto: EPA