Qeveria britanike e hodhi poshtë përpjekjen e unionistëve në Irlandën e Veriut
- Qeveria britanike sot e hodhi poshtë përpjekjen e unionistëve të Irlandës së Veriut që ta aktivizojnë mekanizmin pas Brekzitit të njohur si "freni i Stormontit", i cili synonte të ndalonte zbatimin e disa rregullave të BE-së në territorin e tyre.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:10, 20 janar, 2025

Belfast, 20 janar 2025 (MIA) - Qeveria britanike sot e hodhi poshtë përpjekjen e unionistëve të Irlandës së Veriut që ta aktivizojnë mekanizmin pas Brekzitit të njohur si "freni i Stormontit", i cili synonte të ndalonte zbatimin e disa rregullave të BE-së në territorin e tyre.
Aktivizimi i këtij mekanizmi do t'i mundësojë Kuvendit të Irlandës së Veriut, e cila miraton ligje në Irlandën e Veriut, të kundërshtojë rregullat e reja të BE-së.
Deputetët unionistë në Kuvendin rajonal në Belfast, të cilët duan që Irlanda e Veriut të mbetet në Mbretërinë e Bashkuar, muajin e kaluar deshën të aktivizojnë për herë të parë këtë mekanizëm për të parandaluar zbatimin e rregullave të BE-së për paketimin dhe etiketimin e kimikateve.
Irlanda e Veriut mbeti pjesë e tregut të vetëm të BE-së kur pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar u largua nga Unioni. Udhëheqësi i Partisë Unioniste Demokratike (DUP) Gevin Robinson tha se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të refuzuar aktivizimin e mekanizmit ishte një gabim serioz dhe se Londra duhet të fillojë të angazhohet për Irlandën e Veriut "në vend që t'i përkulet diktateve të BE".
Foto: Arkivi i MIA-s