Qeveria braziliane nuk do t'i përdorë aeroplanët e vet për deportim të emigrantëve brazilianë nga SHBA-ja
- Qeveria braziliane nuk do t'i përdorë aeroplanët e vet për të ndihmuar deportimin e emigrantëve brazilianë nga SHBA-ja, deklaroi sot ministri brazilian i Punëve të Jashtme, Mauro Vieira.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:54, 29 janar, 2025
Brazilia, 29 janar 2025 (MIA) - Qeveria braziliane nuk do t'i përdorë aeroplanët e vet për të ndihmuar deportimin e emigrantëve brazilianë nga SHBA-ja, deklaroi sot ministri brazilian i Punëve të Jashtme, Mauro Vieira.
Një aeroplan brazilian i ka bartur emigrantët në pjeësn e dytë të udhëtimit, pasi që ata paraqitën trajtim johuman ndaj tyre nga agjentët amerikanë, ndërsa Brazili më pas hapi hetim. Në fluturimin nga Luiziana drejt Amazonas ka pasur 88 shtetas brazilianë, të cilët paraqitën se klima në aeroplan të cilin e kishte huazuar qeveria amerikane ishte e prishur dhe se ishin rrahur nga agjentët amerikanë, transmeton Globo.
Sipas tyre, agjentët nuk u dhanë ushqim dhe gjatë 50 orëve udhëtim duart i kanë pasur në pranga, ndërsa pjesë të ndryshme të trupit me zinxhirë. "Na rrihnon derisa na i vendosinin prangat. Na vendosën pranga dhe na rrihnin sepse na vinte nxehtë dhe nuk deshëm të qëndrojmë në aeroplan", deklaroi 21-vjeçari Vitor Gustavo da Silva.
"Përdorimi joselektiv i prangave dhe zinxhirëve i shkelë kushtet e marrëvehsjes me SHBA-në, e cila parasheh trajtim dinjitoz, të respektuar dhe human të të kthyerve", kumtoi Ministria braziliane e Punëve të Jashtme. ab/
Foto: МIА arkivi