Qeveria amerikane publikoi rreth 10.000 dokumente për atentatin e senatorit Robert Kenedi
- Qeveria amerikane publikoi rreth 10.000 faqe të dokumenteve lidhur me atentatin e senatorit Robert F. Kenedi në vitin 1968, duke vazhduar me publikimin e dokumenteve të besueshme në pajtim me urdhrin e presidentit Donald Tramp.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:05, 18 prill, 2025

Uashington, 18 prill 2025 (MIA) - Qeveria amerikane publikoi rreth 10.000 faqe të dokumenteve lidhur me atentatin e senatorit Robert F. Kenedi në vitin 1968, duke vazhduar me publikimin e dokumenteve të besueshme në pajtim me urdhrin e presidentit Donald Tramp.
Drejtoresha e Zbulimit kombëtar, Tulsi Gabard tha se publikimi i dokumenteve lidhur me atentatin e Robert Kenedit "do ta zbardhë të vërtetën e shumëpritur".
"Pothuajse 60 vite pas atentatit tragjik të senatorit Robert Kenedi, populli amerikan për herë të parë do të ketë mundësi ta shqyrtojë hetimin e qeverisë federale falë kryesimit të presidentit Tramp", shkroi Gabard.
Drejtoria për arkiv dhe dokumentacion kombëtar të SHBA-së publikoi rreth 229 skedarë që i përmbajnë ato faqe në ueb-faqen e tyre.
Presidenti amerikan Donald Tramp në janar nënshkroi urdhër ekzekutiv për deklasifikim të dokumenteve të tjera federale lidhur me atentatet e presidentit Xhon Kenedi, senatorit Robert F. Kenedi dhe Murtin Luter King i Riu.
Nga mesi i marsit, qeveria amerikane filloi t'i publikojë dokumentet e tjera të besueshme për atentatin e presidentit Xhon F. Kenedi në vitin 1963 në Dallas. ab/