• e premte, 05 dhjetor 2025

Qeveria amerikane e shpalli Antifën një "organizatë terroriste vendore"

Qeveria amerikane e shpalli Antifën një

Uashington, 23 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp e shpalli lëvizjen me orientim të majtë Antifa si organizatë terroriste të vendit.

"Antifa është një shoqatë militariste, anarkiste që bën thirrje në mënyrë të qartë për rrëzimin e Qeverisë së SHBA-së, organet për zbatimin e ligjit dhe sistemin tonë të drejtësisë", kumtoi Shtëpia e Bardhë. "Falë lidershipit të presidentit Tramp, ata tani janë klasifikuar si një organizatë terroriste vendore".

Trampi e paralajmëroi këtë vendim javën e kaluar.

Antifa është një lëvizje politike antifashiste dhe antiraciste. Nuk është një organizatë e centralizuar, por një rrjet i lidhur lirshëm nga grupe dhe individë, transmetoi DPA.

Vendimi vjen 12 ditë pas vrasjes së aktivistit konservator me ndikim Çarli Kirk, që plotësisht e thelloi politikën e ndarjes në SHBA. Urdhëri i Trampit kundër Antifës nuk përmban referencë të drejtpërdrejtë për vdekjen e Kirkut.

Nuk është e qartë se si saktësisht qeveria amerikane planifikon të veprojë kundër Antifës. Sipas instituteve kërkimore jofitimprurëse dhe organizatat për të drejtat civile në SHBA, lëvizja Antifa nuk ka një strukturë të qartë organizative apo udhëheqës.

Kirk konsiderohej një zë i rëndësishëm i të djathtës amerikane. Përmes ngjarjeve, podkasteve dhe rrjeteve sociale, ai arriti një audiencë prej miliona njerëz, veçanërisht burra të rinj. Në vitin 2012 e themeloi organizatën rinore Turning Point USA, e cila është aktive në shumë shkolla të mesme dhe kolexhe.

Pak dihet rreth motiveve të sakta të të dyshuarit 22-vjeçar në vrasjen e Kirkut. Megjithatë, menjëherë pas sulmit, Trampi e drejtoi gishtin nga retorika që vinte nga "e majta radikale". Kritikët e akuzuan atë për përkeqësim të mëtejshëm të atmosferës tashmë të nxehtë në vend, në vend që të merrte një ton pajtues. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR