Qeveria çeke vazhdon kontrollin e kufirit me Sllovakinë
- Qeveria çeke sot mori një vendim deri më 22 nëntor për t'i vazhduar kontrollet e vendosura përkohësisht për personat që hyjnë në kufirin me Sllovakinë, njoftoi DPA.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:33, 1 nëntor, 2023

Pragë, 1 nëntor 2023 (MIA) - Qeveria çeke sot mori një vendim deri më 22 nëntor për t'i vazhduar kontrollet e vendosura përkohësisht për personat që hyjnë në kufirin me Sllovakinë, njoftoi DPA.
“Derisa të sigurohet mbrojtja efektive e kufijve të jashtëm të BE-së, ne duhet të zgjidhim problemin e migrimit të paligjshëm në kufijtë e brendshëm të Shengenit”, tha ministri i Punëve të Brendshëm Vit Rakushan në platformën X.
Në përpjekje për të luftuar kontrabandën me njerëz, Republika Çeke vendosi kontrolle të përkohshme në kufirin e saj me Sllovakinë në fillim të tetorit. Këto kontrolle kufitare deri më tani janë vazhduar deri më 2 nëntor, shton agjencia gjermane.
Në gjithë vitin 2022, në gjithë Çekinë u arrestuan 248 kontrabandistë të dyshuar njerëzish, dhe vetëm këtë vit, më shumë se 340 janë arrestuar,theksoi qeveria në Pragë.
Deri në ndarjen e tyre në vitin 1993, Republika Çeke dhe Sllovakia ishin në një shtet të përbashkët, Çekosllovaki, kujton DPA. qa/