• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qendra e Kumanovës për një kohë të shkurtë pa rrymë, ekipet e "Ujësjellësit" kanë dëmtuar kabllot e shpërndarjes së energjisë, sanohet defekti

Qendra e Kumanovës për një kohë të shkurtë pa rrymë, ekipet e
Kumanovë, 8 mars 2022 (MIA) - Zona  qendrore e qytetit të Kumanovës pasdite një kohë të shkurtë mbeti pa energji elektrike. Nga EVN informuan se defektin e kanë shkaktuar ekipet e ndërmarrjes publike "Ujësjellësi" të cilët ndërkohë kanë sanuar një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën "Prozorska". Ekipet shpejt e kanë sanuar defektin dhe Kumanova është pa problem me energjinë elektrike. "Derisa ekipet e NP Ujësjellësi kamë punuar në evitimin e defektit, kanë dëmtuar dy kabllo të rrjetit shpërndarës me çfarë pa furnizim mbeti qendra e qytetit në Kumanovë. Si zgjidhje më të mirë të mundshme, konsumatorët u transferuan në pika alternative furnizuese dhe tashmë ata kanë energji elektrike. Ndërkohë, ekipet e shpërndarjes elektrike janë në terren dhe punojnë në sanimin e defektit", thonë nga EVN. Informacionin e konfirmuan edhe nga ndërmarrja e Kumanovës prej ku kompetentët thonë se gjatë sanimit të defektit   në rrugën "Prozorska" gjatë gërmimit është dëmtuar një kabllo i EVN-së që ka qenë nën ujë dhe ka qenë  i pashënuar. Nga "Ujësjellësi" shpjegojnë se është thirrur ekipi i EVN-së i cili e ka sanuar defektin dhe theksojnë se edhe defekti i rrjetit të ujësjellësit së shpejti do të sanohet. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR