• e diel, 22 dhjetor 2024

Qëndrim të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut për edhe 57 shtetas të Afganistanit

Qëndrim të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut për edhe 57 shtetas të Afganistanit
Shkup, 14 janar 2022 (MIA) - Në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup sot mbërriti një grup prej 67 shtetasve të Afganistanit, të punësuar në Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) dhe në Fondacionin Kombëtar për Demokraci (NED dhe anëtarët e familjeve të tyre. "Duke e vazhduar rolin e vet aktiv të një vendi solidar, Maqedonia e veriut u siguroi qëndrim të përkohshëm deri në largimin në një shtet të tretë. Kjo është pjesë e operacionit ndërkombëtar për ndihmë të popullatës demokratike afgane e cila është në rrezik nga autoritetet talebane", kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Pas  aterrimit është zbatuar procedura standarde me kontroll sigurie dhe mbrojtje dhe test PCR.
Civilët, siç qëndron në kumtesë, do të vendosen në Shkup, ndërsa shpenzimet në tërësi janë mbuluar nga organizatat ndërkombëtare. Në Maqedoninë e Veriut për momentin qëndrojnë 579 shtetas afganë të cilëve institucionet ua ofrojnë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme. Nga vendi deri më tani janë larguar 141 civilë, të cilëve disa shtete të botës u kanë siguruar qëndrim të përhershëm. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR