• e enjte, 07 nëntor 2024

Qëllimi është që paratë e huamarrja nga Hungaria dedikuar për ekonominë të plasohen përmes bankave vendore, thotë Mickoski

Qëllimi është që paratë e huamarrja nga Hungaria dedikuar për ekonominë të plasohen përmes bankave vendore, thotë Mickoski

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Huamarrja nga Hungaria e parashikuar për ekonominë e Maqedonisë duhet të vendoset përmes bankave vendore nën të njëjtat kushte me të cilat është marrë huaja. Kryeministri Hristian Mickoski thotë se parashikimi i Qeverisë është që ato mjete të kalojnë nëpër banka, ndërsa nëse kjo nuk ndodhë, atëherë do të kërkohen burime të tjera për t'i plasuar këto mjete.

"Fakti është se ato para do të vijnë në Maqedoni dhe do të vendosen në dispozicion të ekonomisë së Maqedonisë dhe të biznesit të Maqedonisë. Qëllimi jonë është që të bëhet përmes bankave komerciale sepse ato kanë mekanizma më të mirë për menaxhimin e këtyre mjeteve dhe që të jetë në të njëjtat kushte me të cilat ne e marrim huanë. Përderisa ato kushte nuk janë të njëjta, atëherë do të mundohemi të gjejmë një rrugë tjetër - do të jetë përmes Bankës së Maqedonisë për Zhvillim apo me ndonjë mekanizëm tjetër, do të shohim", deklaroi sot Mickoski gjatë vizitës në Komunën e Aerodromit.

Në lidhje me akuzat nga opozita se paratë e huasë janë nga Kina, Mickoski vlerësoi se opozita po punon në dëm të saj dhe se deklarata e ish zëvendëskryeministrit për Çështje ekonomike nuk ka asnjë logjikë ekonomike. Theksoi se huaja nuk është nga Kina, por nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

"Unë kam qenë shumë i saktë dhe do të thosha se janë ditë në pyetje, publiku do të shohë se si kjo hua që u mor dhe kaloi filtrin parlamentar, do të vendoset në dispozicion të ekonomisë së Maqedonisë. Fatkeqësisht, dje dëgjova një deklaratë të ish nënkryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështje ekonomike e cila kishte lidhje me atë, vetëm jo me logjikën ekonomike. Flet vetëm në çfarë gjendje agonike ndodhet sot LSDM-ja, udhëheqësia dhe deputetët e LSDM-së. Vetëm opozita maqedonase arrin në mënyrë të çuditshme të gjejë origjinën e parave të huasë. Unë shoh logjika të çuditshme nga ana e opozitës, por është gjithashtu fakt që kur u zbulua kjo hua, miku im, kryeministri nga Hungaria, ishte nën presion të madh nga mediat atje se ata morën hua në tregun e brendshëm me çmime më të larta, ndërsa i japin vendit tonë kredi me çmim më të ulët. Nëse burimi i këtyre mjeteve e shqetëson aq shumë ish zëvendëskryeministrin, atëherë pse e ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë kineze për kredinë kineze për autostradën Kërçovë-Ohër", deklaroi Mickoski. Përderisa ka nevojë, ashtu siç potencoi, mund të hyjë dhe në një aranzhman tjetër shtesë me kusht që të ketë investime në kompanitë e Maqedonisë.

"Jemi gati të shkojmë një hap para dhe të hyjmë më tej në një aranzhman tjetër shtesë. Kushti është që të ketë ende investime nga kompanitë e Maqedonisë. Nëse kemi 250 milionë euro hua në këto kushte, 250 milionë të tjera investime tona me të cilin do të iniciojmë një sistem investimi prej gjysmë miliardi, që është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Maqedonisë për një periudhë katërvjeçare do të krijojmë 20.000 vende pune me paga të mira.. Ky ishte kushti dhe për këtë u pajtuam me Odat ekonomike të cilat i vizitova", tha Mickoski.

Ligji për huanë nga Banka hungareze e eksportit dhe importit dje ka kaluar në seancën parlamentare. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR