• e diel, 06 tetor 2024

Që nga fillimi i vitit mbi 14.000 emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe përmes La Mansh

Që nga fillimi i vitit mbi 14.000 emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe përmes La Mansh

Londër, 20 korrik 2023 (MIA) – Më shumë se 14.000 emigrantë kanë arritur në Britaninë e Madhe përmes La Mansh që nga fillimi i vitit.

Sipas të dhënave të Ministrisë britanike të Punëve të Brendshme, vetëm ditën e djeshme La manshin e kanë kaluar 297 persona me gjashtë varka, çka do të thotë se në anijen kanë qenë mesatarisht rreth 50 emigrantë.

Që nga fillimi i vitit 2023, numri i përgjithshëm i të ardhurve është 14,071.

Më 18 korrik, La Manshin e kanë kaluar 574 persona, i cili është kalimi i dytë njëditor më i lartë këtë vit. Numri i përgjithshëm është akoma më i vogël në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur gjithsej më shumë se 15,000 njerëz kaluan La Manshin.

Për të gjithë vitin 2022 janë raportuar 45.755 kalime në La Mansh. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR