• e hënë, 23 dhjetor 2024

Që nga fillimi i këtij viti Ukraina ka marrë rreth 17 miliardë dollarë nga aleatët perëndimorë

Që nga fillimi i këtij viti Ukraina ka marrë rreth 17 miliardë dollarë nga aleatët perëndimorë

Kiev, 11 maj 2023 (MIA) - Që nga fillimi i këtij viti Ukraina ka marrë 16,7 miliardë dollarë nga aleatët perëndimorë, deklaroi sot ministri ukrainas i Financave, Sergij Marçenko.

"Në vitin 2023 në buxhetin e Ukrainës tashmë arriti ndihmë nga donatorët e huaj në vlerë prej 16,7 miliardë dollarë. Krahas kësaj, kemi garanci nga partnerët për ndihmë shtesë për financim të deficitit shtetëror buxhetor në vitin 2023", sqaroi ministri ukrainas i Financave. 

Këtë informacion Marçenko e prezantoi në mbledhjen në të cilën morën pjesë ministra të Financave dhe përfaqësues të bankave qendrore të vendeve të G7, si dhe liderë të lartë ndërkombëtarë. Ministri ukrainas i Financave i falënderoi pjesëmarrësit në forum për "përpjekjet e papara për mobilizim të financimit". 

Këtë vit Ukraina përballet me deficit në buxhet prej 38 miliardë dollarë. Në mënyrë shtesë, qeveria dëshiron edhe 14 miliardë dollarë për sanim të shpejtë të infrastrukturës kritike dhe sektorit energjetik. 

Vitin e kaluar Ukraina mori 32,14 miliardë dollarë ndihmë të huaj për mbulimin e nevojave të buxhetit. fc/

Fotografia: Faqja në Fejsbuk e Marçenkos

QËNDRONI TË LIDHUR