• e shtunë, 23 nëntor 2024

Puxhdemon u largua nga Spanja dhe udhëtoi për në Vaterlo, pohoi sekretari i partisë së tij

Puxhdemon u largua nga Spanja dhe udhëtoi për në Vaterlo, pohoi sekretari i partisë së tij

Barcelonë, 9 gusht 2024 (MIA) - Ish-lideri katalanas Karles Puxhdemon kaloi dy netë në Barcelonë para paraqitjes së shkurtër të djeshme në Portën triufmale në Barcelonë, tha sekretari i përgjithshëm i partisë "Së bashku për Kataloninë", Zhordi Turul për radion RAC1, transmeton gazeta spanjolle "Mundo".

Sipas Turul, Puxhdemon të martën darkoi në kryeqytetin katalanas, të mërkurën gjithë ditën e kaloi në qytet, ndërsa dje në mëngjes u shfaq para mbështetësve dhe vetëm pas pak minutash u zhduk nga sytë e mijëra njerëzve, gazetarë dhe policë.

Politikani katalanas shtoi se ai vetë e shoqëroi Puxhdemonin nga mbrëmja e së martës deri dje, derisa kaloi kufirin nga Spanja për në Francën jugore, ku u përshëndetën. Turul tha se ish-udhëheqësi katalanas u nis më pas për në qytetin belg Vaterloo, megjithëse ai shtoi se nuk e dinte nëse kishte mbërritur tashmë.

Se politikani është larguar nga Spanja konfirmoi edhe avokati i Puxhdemonit, por nuk tregoi se ku ndodhet tani.

Puxhdemon fillimisht planifikoi të merrte pjesë në seancën e Parlamentit Katalanas në të cilin Salvador Illa, një aleat i kryeministrit spanjoll Pedro Sançez u konfirmua si kreu i qeverisë katalanase. Për arsye sigurie, megjithatë, në vend që të lëvizte nga vendi i tubimit të tij në parlament, Puxhdemon hipi në një automobil dhe u largua.

Turul u burgos nga viti 2018 deri në vitin 2021 me akuza për kryengritje dhe aktivitete antishtetërore në lidhje me referendumin e dështuar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017, por u fal nga qeveria spanjolle.

Pavarësisht ligjit të amnistisë të vendosur nga Sançez në këmbim të mbështetjes për partinë "Së bashku për Katalonjën" e Puxhdemonit, drejtësia spanjolle është ende në kërkim të ish-liderit katalanas.

Gjykata e Lartë e Spanjës vendosi më 1 korrik se ligji nuk e liron liderin separatist nga disa nga krimet e kryera. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR