Putini zhvilloi bisedë telefonike me Erdoganin
- Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, kumtoi shërbimi për shtyp i Kremlinit. Politikanët, mes tjerash, biseduan për samitin ruso-amerikan që u mbajt në Alaskë më 15 gusht, kumtoi Kremlini.
- Post By Sara Ademi
- 16:38, 20 gusht, 2025
Moskë/Ankara, 20 gusht 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, kumtoi shërbimi për shtyp i Kremlinit. Politikanët, mes tjerash, biseduan për samitin ruso-amerikan që u mbajt në Alaskë më 15 gusht, kumtoi Kremlini.
Në bisedën me Erdoganin, Putini komentoi takimin me presidentin amerikan Donald Tramp, ndërsa në këtë kontekst, presidentët e Rusisë dhe Turqisë biseduan për çështjen e zgjidhjes së konfliktit ukrainas. Shefi i shtetit rus falënderoi bashkëbiseduesin e tij për ndërmjetësimin në negociatat mes Moskës dhe Kievit në Stamboll, kumtoi Kremlini.
Përveç kësaj, politikanët biseduan për çështjet aktuale në agjendën dypalëshe, për shembull, vazhdimi i bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe investimeve.
"Ishte dakorduar të vazhdohen kontaktet personale", citohet në ueb faqen zyrtare të Kremlinit.
Turqia mbështet përpjekjet për vendosjen e paqes së përhershme në Ukrainë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, Erdogani i tha Putinit gjatë bisedës së sotme telefonike, kumtoi presidenca turke.
Erdogani i ka thënë Putinit se me kujdes ndjek zhvillimin e ngjarjeve të lidhura me këtë proces dhe se Turqia bën përpjekje për paqe të drejtë që nga fillimi i luftës", thuhet në kumtesë. sa/
foto: MIA