Putini zbulon për herë të parë se në frontin ukrainas ka sistemuar 700,000 ushtarë rusë
- Më shumë se 700,000 trupa ruse janë të vendosura në "vijën e kontaktit" në Ukrainë, ku Moska ka kryer veprime ofensive për muaj të tërë dhe ka fituar një avantazh në disa sektorë, tha sot presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me përfaqësuesit parlamentarë.
- Post By Sara Ademi
- 19:42, 18 shtator, 2025
Moskë, 18 shtator 2025 (MIA) - Më shumë se 700,000 trupa ruse janë të vendosura në "vijën e kontaktit" në Ukrainë, ku Moska ka kryer veprime ofensive për muaj të tërë dhe ka fituar një avantazh në disa sektorë, tha sot presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me përfaqësuesit parlamentarë.
Që nga nisja e një ofensive të madhe kundër Ukrainës më shumë se tre vjet e gjysmë më parë, Moska ka mobilizuar burime të mëdha njerëzore dhe materiale, ndërkohë që ka pësuar edhe humbje të rënda ushtarake, sipas vlerësimeve të mediave të pavarura.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vizitoi sot trupat e tij në rajonin lindor të Donjeckut, qendër e luftimeve kundër forcave ruse. sa/
foto: MIA