Putini urdhëron mobilizimin e dy milionë rezervistëve për të mbrojtur infrastrukturën civile nga dronët ukrainas
- Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka urdhëruar rritje të radhëve të ushtrisë së rregullt ruse në 1.5 milionë duke e bërë ushtrinë e Federatës ruse të dytën më të madhe në botë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:25, 23 tetor, 2025
Moskë, 23 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka urdhëruar rritje të radhëve të ushtrisë së rregullt ruse në 1.5 milionë duke e bërë ushtrinë e Federatës ruse të dytën më të madhe në botë.
Ky vendim, siç bëjnë të ditur mediat britanike, vjen pas sulmeve gjithnjë e më të shpeshta nga dronë ukrainasë në rafineritë dhe tubacionet kryesore të gazit thellë në territorin rus.
Zyrtarë të lartë ushtarakë rusë kanë thënë se do të përpiqen të përdorin rezervistët për të mbrojtur infrastrukturën civile, siç janë rafineritë e naftës.
Presidenti rus, pas një takimi me zyrtarët më të lartë ushtarakë të vendit, ka urdhëruar gjithashtu një rritje të radhëve të ushtrisë së rregullt në 1.5 milionë ushtarë aktivë, duke e bërë Rusinë ushtrinë e dytë më të madhe në botë pas Kinës.
Putini ka thënë se të paktën 700.000 njerëz po luftojnë në Ukrainë, ndërsa parlamentarët rusë thonë se rreth dy milion të tjerë janë në rezervistë aktivë. Bëhet fjalë për rusë që nënshkruan kontratë si rezervistë, por zakonisht nuk shërbejnë në mënyrë aktive. Besohet gjithashtu se ata kanë nënshkruar kontrata vetëm për shkak të kompensimit monetar që morën.

Zëvendësadmirali rus Vlladimir Cimlanski, zëvendësshef i Departamentit kryesor të organizimit dhe mobilizimit të Shtatmadhorisë së armatës ruse deklaroi se përdorimi i dronëve me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina ka rritur kërcënimin për infrastrukturën kritike kombëtare dhe zonat e banuara.
\🇷🇺 The Ministry of Defense has decided to involve reservists in guarding oil refineries and infrastructure facilities across Russia.
— Kakka🎖️ (@kakkamax) October 22, 2025
"Due to the increased use of long-range drones by the Armed formations of Ukraine to strike the territory of the Russian Federation, the threat of… pic.twitter.com/sXSloWYOfa
“Me qëllim rritjen e sigurisë së objekteve kritike dhe objekteve të tjera të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve u vendos që qytetarët më të trajnuar dhe patriotë të përfshihen në zbatimin e masave për të mbrojtur objektet civile thellë brenda Rusisë”, tha ai.
Nëse Rusia vendos më shumë rezervistë në prapavijë për të mbrojtur infrastrukturën, Moska mund të lirojë potencialisht shumë nga trupat e saj të rregullt për fushën e betejës në atë që është shndërruar në një luftë vdekjeprurëse rraskapitëse, kumtojnë mediat britanike.
Cimlanski ka thënë se ndryshimet e propozuara nuk përbëjnë asnjë lloj mobilizimi, ndërsa kanalet ruse të Telegramit po e interpretojnë vendimin thjesht si një mobilizim masiv.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar gjithashtu në mënyrë të qartë se rezervistët nuk do të përfshihen në atë që Kremlini e quan "operacion i tij special ushtarak" në Ukrainë dhe as nuk do të përdoren jashtë kufijve të Rusisë.
Foto: X