Putini u shfaq në publik për herë të parë pas rebelimit të Vagnerit, por nuk tha asnjë fjalë për ngjarjet në vend
- Presidenti rus Vladimir Putin sot për herë të parë iu drejtua opinionit pas përpjekjes për grusht shtet të udhëhequr nga udhëheqësi i grupit paraushtarak Vagner, Evgenij Prigozhin.
- Post By Sara Ademi
- 15:48, 26 qershor, 2023

Moskë, 26 qershor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot për herë të parë iu drejtua opinionit pas përpjekjes për grusht shtet të udhëhequr nga udhëheqësi i grupit paraushtarak Vagner, Evgenij Prigozhin.
Presidenti u drejtua para pjesëmarrësve të Forumit industrial rinor ndërkombëtar "Inxhinierë të së ardhmes-2023" dhe në ngjarje nuk tha asnjë fjalë për ngjarjet e fundit në vend.
Mediat ruse transmetuan se presidenti vetëm u theksoi pjesëmarrësve se zhvillimi dhe modernizimi i industrisë mbetet prioritet për vendin.
"Qeveria do të vazhdojë të stimulojë futjen e teknologjive më të reja në industri të ndryshme, duke përfshirë edhe prodhimtarinë e pajisjeve industriale dhe energjetike", tha presidenti. sa/