Putini thotë se Rusia rrit prodhimtarinë e raketave "Oreshnik"
- Presidenti rus Vladimir Putin sot tha se Rusia rrit prodhimtarinë e raketave të saj hipersonike me rreze të mesme veprimi "Oreshnik", të cilën e gjuajti për herë të parë në Ukrainë në nëntor të vitit të kaluar.
- Post By Sara Ademi
- 16:18, 23 qershor, 2025
Moskë, 23 qershor 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot tha se Rusia rrit prodhimtarinë e raketave të saj hipersonike me rreze të mesme veprimi "Oreshnik", të cilën e gjuajti për herë të parë në Ukrainë në nëntor të vitit të kaluar.
"Prodhimi serik i sistemit më të ri raketor me rreze të mesme veprimi është në vijim", u tha Putini kadetëve ushtarak të diplomuar.
Sistemi "u dëshmua shumë i mirë në kushte luftarake", shtoi presidenti rus në komentet e emituara drejtpërdrejtë në televizionin rus.
Rusia për herë të parë përdori raketat "Oreshnik" ndaj Ukrainës më 21 nëntor të vitit të kaluar, kur Putini tha se raketa është gjuajtur drejt fabrikës për mbrojtje në qytetin Dnjepark, publikoi Rojters. Ai tha se ka miratuar sulmin si përgjigje direkte të përdorimit të parë të raketave balistike të prodhuar në SHBA dhe raketave lundruese të prodhuara në Britani të Madhe nga ana e Ukrainës për ta sulmuar territorin rus pasi vendet perëndimore dhanë leje.
Putini pastaj u kërcënua me sulme të reja, duke përfshirë edhe kundër "qendrave për marrje të vendimeve", në Kiev, nëse Ukraina vazhdon ta sulmojë Rusinë me armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi.
Raketat me rreze të mesme kanë një veprim deri në 5.500 kilometra, që do t'i mundësonte Rusisë t'i përdorë për sulme kudo në Evropë ose në pjesën perëndimore të SHBA-së. sa/
foto: Printskrin