• e premte, 05 dhjetor 2025

Putini: Rusia asnjëherë nuk ka qenë kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE

Putini: Rusia asnjëherë nuk ka qenë kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE

Pekin, 2 shtator 2-25 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në takimin e sotëm në Kinë me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico, tha se Moska asnjëherë nuk ka qenë kundër anëtarësimit potencial të Ukrainës në BE.

"Sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në BE, asnjëherë nuk negociojmë. Sa i përket NATO-s, kjo është çështje tjetër...Qëndrimi ynë është i njohur mirë: besojmë se kjo është e papranueshme për ne", theksoi Putin.

Ai shtoi se Rusia është detyruar të veprojë në Ukrainë për shkak të "përpjekjes së Perëndimit me ndihmën e NATO-s ta përthith të gjithë hapësirën post-sovjetike.

Putin theksoi se e vlerëson shumë politikën e jashtme të pavarur të Sllovakisë. Fico ka kritikuar vazhdimisht mbështetjen e BE-së për Ukrainën, si dhe politikën e saj të izolimit ndaj Rusisë. Në maj, ai mori pjesë në një komemoracion në Moskë dhe nesër në Pekin do të marrë pjesë në paradën ushtarake që shënon 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fitoren ndaj Japonisë.

Sllovakia në masë të madhe është e varur nga gazi rus. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR