• e hënë, 28 tetor 2024

Putini: Po shqyrtojmë përgjigjet nëse NATO i lejon Ukrainës të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi

Putini: Po shqyrtojmë përgjigjet nëse NATO i lejon Ukrainës të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi

Moskë, 27 tetor 2024 (MIA) – Kremlini njoftoi sot se presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Moska zyrtare po shqyrton mundësi të ndryshme të reagimit nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj në NATO lejojnë Ukrainën që të shfrytëzojë armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi për sulme thellë në territorin rus.

“Ministria ruse e Mbrojtjes mendon për atë si të përgjigjet për sulmet e mundshme me rreze të gjatë veprimi në territorin rus dhe do të ofrojë një numër të madh të opsioneve të mundshme”, deklaroi Putini për televizionin shtetëror rus. 

Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski me muaj kërkon nga aleatët e tij që ta lejojnë Ukrainën të lansojë raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi, duke përfshirë edhe ato amerikane “ATACMS” dhe ato britanike “Storm Shedous”, thellë në territorin rus që ta kufizojnë aftësinë e Moskës që të kryejë sulme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR