Putini paralajmëron bllokimin e TI kompanive perëndimore që ende veprojnë në Rusi
- Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin deklaroi se Rusia do t'i bllokojë shërbimet e kompanive perëndimore të informacionit të cilat ende operojnë në territorin e tij, raportoi DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 08:06, 27 maj, 2025
Moskë, 27 maj 2025 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin deklaroi se Rusia do t'i bllokojë shërbimet e kompanive perëndimore të informacionit të cilat ende operojnë në territorin e tij, raportoi DPA.
"Ato duhet të jenë të kufizuara", tha Putini në një takim me sipërmarrësit e TI-së. Perëndimi dëshiron të rrënojë Rusinë, për atë duhet të luftojmë kundër", shtoi ai.
Putini paralajmëroi edhe masa tjera për mbrojtjen e Ekonomisë.
Deklaratat erdhën pasi që sipërmarrësit rusë të TI-së u ankuan se kompanitë vendase po pësonin humbje në miliarda dollarë. Rusia mbetet shumë e varur nga platformat perëndimore si "Zum" dhe softueri i "Majkrosftit". Putin paralajmëroi dhe "çlirimin e qytetarëve nga zakonet e këqija".
Moska tashmë ka ulur shpejtësinë e internetit për shumë shërbime të huaja onlajn. Përdoruesit rusë, për shembull, kanë vështirësi në përdorimin e "Jutjub" pa VPN, për shkak të ngarkimit të ngadaltë të videos. Si alternativë, Rusia po zhvillon platformën e saj - RUTube.
"Fejsbuk" dhe "Instagram" në pronësi të "Metës" së Mark Zukerbergut, janë klasifikuar si ekstremistë dhe janë bllokuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Autoritetet kanë bllokuar dhe një numër të madh të shërbimeve të VPN-së për të parandaluar përdoruesit të analshkalojnë kufizimet. rq/
Foto: EPA