• e premte, 05 dhjetor 2025

Putini nuk shkon në samitin e BRIKS-it në Brazil shkaku i rrezikut të arrestimit

Putini nuk shkon në samitin e BRIKS-it në Brazil shkaku i rrezikut të arrestimit

Moskë, 26 qershor 2025 (MIA) - Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin i cili kërkohet nga Gjykata ndërkombëtare penale (GJNP), nuk do të udhëtojë në samitin e BRIKS-it në Brazil në fillim të korrikut, kumtoi Kremlini, duke shtuar se ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov do të jetë atje.

Putin do të flasë në këtë ngjarje përmes video lidhjes, deklaroi këshilltari i tij diplomatik Jurij Ushakov, duke shtuar se presidenti rus nuk po udhëton për shkak të "disa vështirësive në kontekstin e kërkesës së GJNP-së".

Si anëtar i GjNP-së, Brazili do të ishte i detyruar ta arrestonte Putinin nëse ai do të ishte i pranishëm.

Presidenti brazilian Luiz Inasio Lula da Silva deklaroi se Putini do të ftohet si anëtar themelues i BRIKS-it dhe pavarësisht urdhërarrestit për deportimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas në Rusi që Moska e mohon.

Samiti i Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës, Afrikës së Jugut, Egjiptit, Etiopisë, Indonezisë, Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të mbahet më 6 dhe 7 korrik në Rio de Zhaneiro.

Putini nuk udhëtoi as edhe në samitin e BRIKS-it në Afrikën jugore në gusht të vitit 2023.

Ai nuk u arrestua në fillim të shtatorit të vitit të kaluar në Mongoli, shtet anëtar i GJNP-së, ndërsa për këtë GJNP-ja dhe Bashkimi Evropian e kritikuan atë vend.

Në tetor të vitit të kaluar, samiti i BRIKS-it u zhvillua në Kazan, Rusi.

Putini rregullisht lavdëron BRIKS-in, një grup prej dhjetë vendesh në zhvillim, duke e përfaqësuar atë si një kundërpeshë ndaj "hegjemonisë perëndimore" në botë. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR