• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Putini nuk sheh nevojë për vendosjen e gjendjes ushtarake në të gjithë Rusinë, as për një mobilizim të ri

Putini nuk sheh nevojë për vendosjen e gjendjes ushtarake në të gjithë Rusinë, as për një mobilizim të ri

Moskë, 13 qershor 2023 (MIA) - Nuk është e nevojshme vendosja e gjendjes ushtarake në të gjithë territorin e Rusisë, por duhet të punohet më me kujdes për disa çështje, deklaroi presidenti rus Vladimir Putini në takimin me korrespondentët ushtarakë rusë, raportojnë mediat ruse.

Sipas tij, “nuk ka kuptim të vendoset një regjim i veçantë apo gjendje ushtarake në të gjithë vendin”.

"Nuk ka një nevojë të tillë sot. Por,  duhet të punojmë më me kujdes në disa çështje", tha ai.

Putini theksoi se duhet të përmirësohet edhe puna e organeve për zbatimin e  ligjit dhe shërbimeve speciale. "Në përgjithësi, më duket se edhe detyrat në këtë pikëpamje mund të zgjidhen”, shtoi Putini.

"Ministria e Mbrojtjes njofton se për momentin nuk ka nevojë për mobilizim, kuptohet. Disa nga personalitetet tona publike thonë se ka nevojë urgjente që të mobilizohen  edhe një milion apo dy milionë njerëz. Varet çfarë duam. Varet nga qëllimi", tha Putini në takimin me korrespondentët ushtarakë rusë.

 Ai theksoi se që nga janari e deri më tani në armatën ruse me marrëveshje janë angazhuar mbi 150.000 ushtarë, ndërsa javën  e kaluar marrëveshje kanë nënshkruar 9.500 persona. ar/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR