Putini: Nuk do të lejojmë që Kievi të bëhet fuqi bërthamore
- - Presidenti rus Vladimir Putini sot deklaroi se Rusia do të përdorë të gjitha armët e saj kundër Ukrainës nëse Kievi bëhet fuqi bërthamore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:44, 28 nëntor, 2024
Astanë, 28 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini sot deklaroi se Rusia do të përdorë të gjitha armët e saj kundër Ukrainës nëse Kievi bëhet fuqi bërthamore.
"Nuk do të lejojmë që Kievi të marrë armë bërthamore", tha Putini, raportuar nga mediat ruse.
Ai theksoi se Ukraina nuk mund të prodhojë armë bërthamore, por vetëm bomba të ndyra, por shtoi se Rusia do të reagojë ndaj kësaj në një "mënyrë përkatëse".
"Ata që përmendin kthimin e armëve bërthamore në Ukrainë nuk ndihen përgjegjës për fatet e njerëzve dhe botës", tha Putini.
I pyetur se kur mund të ndodhin sulme të mundshme nga ana e Rusisë në qendrat vendimmarrëse të Ukrainës, ai tha: "Ndoshta edhe sot, gjatë ditës, gjithçka është e mundur".
Paraprakisht sot Putini tha se raketa "Oreshnik" ka një fuqi që mund të krahasohet me një armë bërthamore. Putini theksoi se "Oreshnik" nuk është një armë e shkatërrimit masiv, por një armë precize pa ngarkesë bërthamore dhe konfirmoi se prodhimi serial i këtyre raketave ka filluar, por se objektivat specifike do të zgjidhen për sulmet ndaj Ukrainës, në varësi të natyrës të objektivave dhe kërcënimet për Rusinë.
Foto: Arkivi i MIA-s