Putini nënshkroi Dekret të ri për rekrutim - në Ukrainë do të dërgohen edhe 135.000 rusë
- Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rekrutimin e qytetarëve rusë për shërbim ushtarak nga tetori deri në dhjetor të vitit 2025.
- Post By Sara Ademi
- 14:55, 29 shtator, 2025
Moskë, 29 shtator 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rekrutimin e qytetarëve rusë për shërbim ushtarak nga tetori deri në dhjetor të vitit 2025.
Dokumenti është publikuar në portalin zyrtar ku publikohen rregulloret dhe ligjet.
"Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor 2025, të kryhet rekrutimi i 135,000 qytetarëve të Federatës Ruse të moshës 18 deri në 30 vjeç, të cilët nuk janë në rezervë dhe i nënshtrohen (...) rekrutimit për shërbim ushtarak", thuhet në dokument.
Me dekretin e njejtë urdhërohet gjithashtu lirimi nga shërbimi ushtarak i ushtarëve, marinarëve, rreshterëve dhe nënoficerëve afati i shërbimit ushtarak të të cilëve ka skaduar.
Qeveria ruse, autoritetet rajonale dhe komisionet e rekrutimit janë përgjegjëse për të siguruar zbatimin e të gjitha masave të nevojshme të rekrutimit.
Ministrat federalë, drejtuesit e shërbimeve federale dhe agjencitë federale urdhërohen të sigurojnë rekrutimin në shërbimin ushtarak të qytetarëve rusë të punësuar në ministritë federale dhe organet e tjera ekzekutive federale, si dhe në organizatat në varësi të organeve përkatëse ekzekutive federale, në shërbimin ushtarak. sa/
foto: MIA arkivi