Putini nënshkroi dekret për zbatimin e masave ekonomike speciale
- Post By Sheriban Kllokoci
- 21:16, 8 mars, 2022

Moskë, 8 mars 2022 (MIA) – Presidenti rus, Vlladimir Putin nënshkroi dekret për zbatimin e masave të veçanta ekonomike në fushën e aktivitetit të jashtëm ekonomik si përgjigje e sanksioneve perëndimore, me qëllim që të sigurohet siguri për shtetin.
Siç njoftuan agjencitë botërore, presidenti rus urdhëroi ndalesë për eksportimin dhe importimin e produkteve dhe lëndëve të para nga Rusia, listën e së cilave do ta përcaktojë qeveria.
Qeveria ka afat prej dy ditësh që ta përcaktojë listën.
Masat vendosen si përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të invazionit mbi Ukrainën.