• e premte, 05 dhjetor 2025

Putini në Kinë: Përpjekjet e Perëndimit për ta futur Ukrainën në NATO janë arsyeja për "krizën ukrainase"

Putini në Kinë: Përpjekjet e Perëndimit për ta futur Ukrainën në NATO janë arsyeja për

Pekin, 1 shtator 2025 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin sot në Samitin e Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SHOS) në megapolisin kinez Tienxhin deklaroi se “përpjekjet e Perëndimit që ta fusë Ukrainën në NATO janë një nga arsyet për krizën ukrainase”. 

Putini theksoi se kriza në Ukrainë nuk ka dalë nga “pushtimi”, por si rezultat i grushtetit në Kiev, i mbështetur nga aleatët perëndimorë të Ukrainës. Ai shtoi se i vlerëson përpjekjet e Kinës dhe Indisë për tejkalimin e krizës. 

Presidenti rus njoftoi se me liderët e vendeve të SHOS ka biseduar edhe për takimin e tij me presidentin amerikan Donald Tramp në Alaskë më 15 gusht. 

Presidenti kinez Si Xhinping sot i tuboi liderët e Rusisë, Indisë, Turqisë dhe Iranit, si dhe shumë liderë euroaziatikë, në samitin i cili duhet ta pozicionojë Kinën në qendër të konkurrencës gjeostrategjike. 

Takimi, i cili përshkruhet si më i rëndësishmi që nga formimi i SHOS në vitin 2001, mbahet në kushte të krizave të shumta të cilat drejtpërdrejtë i prekin anëtaret e saj; konfrontimi tregtar i SHBA-së me Kinën dhe Indinë, lufta në Ukrainë dhe kontesti bërthamor iranian. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR