• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putini në fund të muajit do ta vizitojë Armeninë për konfliktin me Azerbajxhanin

Putini në fund të muajit do ta vizitojë Armeninë për konfliktin me Azerbajxhanin
Moskë, 9 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin do ta vizitojë Armeninë më 22 nëntor që të bisedojë për konfliktin me Azerbajxhanin fqinj, njoftoi sot qeveria armene.
Në kumtesë theksohet se Putini ka biseduar me kryeministrin armen Nikoll Pashinjan për ngjarjet pas takimit trepalësh me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev, më 31 tetor.
Në atë takim Aliev dhe Pashinjan u dakorduan që të mos përdorin forcë dhe të respektojnë marrëveshjet paraprake me qëllim që t'i jepet fund konfliktit mes dy vendeve.
Siç është bërë e ditur, Putini do të qëndrojë në Erevan dhe më 23 nëntor në takimin e aleancës ushtarake të Organizatës së Marrëveshjes për Siguri Kolektive, e cila e përfshin Armeninë, por jo edhe Azerbajxhanin. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR