• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Putini miratoi kufizime të reja për mediat para zgjedhjeve presidenciale të vendit

Putini miratoi kufizime të reja për mediat para zgjedhjeve presidenciale të vendit

Moskë, 14 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka miratuar ndryshimet në ligjin që kontrollon zgjedhjet presidenciale dhe paralajmëroi kufizime të reja për mediat, njoftojnë mediat amerikane duke citur agjencitë lokale ruse. 

Ndryshimet po futen përpara zgjedhjeve presidenciale të marsit të vitit 2024 në Federatën Ruse ku pritet që Putini i cili ka drejtuar Rusinë për 24 vjet të fitojë edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

Presidenti aktual 71 vjeçar ende nuk ka deklaruar nëse do të hyjë në garë të re presidenciale, ndërsa vetëm ka thënë se do ta shpallë vendimin e tij pasi Parlamenti të caktojë datën e zgjedhjeve.

Sipas ndryshimeve në ligjin që ai miratoi, vetëm gazetarët që kanë kontrata ligjore me mediat e regjistruara do të lejohen të raportojnë për mbledhjet e komisioneve zgjedhore që do të thotë se gazetarët e pavarur apo honorarët nuk do të mund ta bëjnë këtë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR