• e premte, 05 dhjetor 2025

Putini emëron gjeneralin Buliga si zëvendëssekretar të Këshillit të Sigurisë Ruse

Putini emëron gjeneralin Buliga si zëvendëssekretar të Këshillit të Sigurisë Ruse

Moskë, 8 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini ka emëruar me dekret gjeneralkolonelin Andrei Buliga si zëvendëssekretar të Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse.

 Buliga më parë mbante funksionin e zëvendësministrit të Mbrojtjes, ku ishte përgjegjës për logjistikën e forcave të armatosura, raportoi Tas.

 Përpara kësaj, ai mbikëqyrte logjistikën në Distriktin Ushtarak Perëndimor si zëvendëskomandant.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR