Putini e tregoi banesën e tij në Kremlin
- Presidenti rus Vladimir Putin tregoi një pjesë të banesës ku jeton, e cilai ndodhet pranë zyrës së tij presidenciale në Kremlin. Incizimet janë pjesë e një dokumentari të ri të krijuar nga kanali televiziv "Rusia 1".
- Post By Lindita Sulejmani
- 12:11, 2 maj, 2025
Moskë, 2 maj 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin tregoi një pjesë të banesës ku jeton, e cilai ndodhet pranë zyrës së tij presidenciale në Kremlin. Incizimet janë pjesë e një dokumentari të ri të krijuar nga kanali televiziv "Rusia 1".
"Po, kjo është ajo banesë. Siç mund ta shihni, nuk është larg”, i thotë Putini gazetarit Pavel Zarubin në videon e shkurtër të publikuar.
Sipas incizimeve hyrëse, në banesën mund të shihen një piano e bardhë, një portret i carit rus Aleksandar i treti, një bibliotekë dhe një kishë shtëpiake. Putin shtoi se tre vitet e fundit ka kaluar shumicën e netëve në këtë banesë. Përndryshe, thotë, rrallë ka mundësinë të luajë në piano.
Në pranverën e vitit 2023, Putin përmendi se ka biseduan me kreun e shtetit kinez Si Xhinping në banesën e tij në Kremlin.
"Ne hëngrëm një drekë pune dhe pastaj, nga mirësjellja, e ftova presidentin në një hapësirë tjetër. Kam një banesë këtu, ku kaloj shumë kohë këto ditë. Por edhe punoj këtu dhe shpesh qëndroj edhe natën, kështu që u zhvendosëm atje. Të ulur pranë oxhakut, me çaj, biseduam ngadalë për gjithçka", tha Putin në atë kohë.
Presidenti rus ka folur disa herë për hapësirat e tij, ku gazetarët nuk kanë qenë kurrë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s