Putini e emëroi Hinshtajnin guvernator në detyrë të rajonit të Kurskut
- Presidenti rus Vladimir Putini ka emëruar sot shefin e Komitetit për Politikë Informative të Dumës Shtetërore, Aleksandër Hinshtajn për ushtrues detyre guvernator i rajonit të Kurskut.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:29, 6 dhjetor, 2024

Moskë, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini ka emëruar sot shefin e Komitetit për Politikë Informative të Dumës Shtetërore, Aleksandër Hinshtajn për ushtrues detyre guvernator i rajonit të Kurskut.
Dekreti për emërimin e Hinshtajnit është publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.
Në takimin me Hinshtajnin, duke i ofruar atij funksionin e ushtruesit të detyrës së guvernatorit të rajonit të Kurskut, presidenti rus theksoi se në këtë moment nevojitet menaxhment i krizës.
Foto: Arkivi i MIA-s