• e premte, 05 dhjetor 2025

Putini dhe Si Xhinping biseduan për kontaktet më të reja ruso-amerikanë

Putini dhe Si Xhinping biseduan për kontaktet më të reja ruso-amerikanë

Tjenxhin, 31 gusht 2025 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin ka biseduar me presidentin kinez Si Xhinping për kontaktet më të reja ruso-amerikane, kumtoi sot ndihmësi i presidenti rus, Jurij Ushakov, në margjinat e Samitit të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, që mbahet në qytetin kinez Tjenxhin.

"Po, presidenti ynë, para së gjithash, në mënyrë shumë të hollësishme komunikoi, gjithsesi, me presidentin e Republikës Popullore të Kinës. Janë ulur së bashku dhe kanë mundur në mënyrë aktive dhe shumë efikase të bisedojnë. Duke përfshirë, siç më tha presidenti ynë, edhe kontaktet më të reja me amerikanët", tha Ushakov.

Paraprakisht sot, duke i përshëndetur pjesëmarrësit në samit, presidenti kinez shprehu bindje se me përpjekje të përbashkëta nga të gjitha palët, samiti do të jetë sukses i plotë dhe se Organizata e Shangait për Bashkëpunim me siguri do të luajë një rol edhe më të madh dhe do të arrijë përparim më të madh. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR