Putini dhe i dërguari i posaçëm i Trampit bisedojnë për Ukrainën dh marrëdhëniet ruso-amerikane
- Në Kremlin ka filluar takimi mes presidentit rus Vlladimir Putin dhe të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Tramp, Stiven Uitkof, njofton TASS, duke cituar kumteësën e Kremlinit.
- Post By Fami Bajrami
- 19:35, 11 prill, 2025

Shën Peterburg, 11 prill 2025 (MIA) – Në Kremlin ka filluar takimi mes presidentit rus Vlladimir Putin dhe të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Tramp, Stiven Uitkof, njofton TASS, duke cituar kumteësën e Kremlinit.
Bisedimet janë të fokusuara në normalizimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, si dhe në disa aspekte që lidhen me zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Më herët sot, Uitkof u takua me drejtorin e Fondit të investimeve direkte ruse, Kirill Dmitriev në një hotel në Shën Peterburg. Pastaj ai vizitoi edhe sinagogën lokale.
Foto: EPA