• e shtunë, 23 nëntor 2024

Putini dhe Erdogani do të takohen muajin e ardhshëm në Soçi

Putini dhe Erdogani do të takohen muajin e ardhshëm në Soçi
Moskë, 26 korrik 2022 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin më 5 gusht do të takohet me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan në pushimoren në Detin e Zi Soçi, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Dy liderët do të bisedojnë për problemet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe, informuan mediat ruse. Erdogani luajti rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin në marrëveshjen e nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina në Stamboll javën e kaluar, me të cilën lejohet eksporti i grurit ukrainas të vazhdojë përmes Detit të Zi. Ky do të jetë takimi i dytë ndërmjet dy liderëve në afat prej një muaji. Putini dhe Erdogani herën e fundit biseduan në samitin në kryeqytetin iranian Teheran më 19 korrik. Atëherë temë kryesore ishte situata në Siri, ku Ankaraja dhe Moska kanë pozicione të ndryshme për çështjen e luftës. Në takimin në Soçi, përveç Sirisë, në rend dite do të duhej të ishte edhe Ukraina. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR