Putini dhe Erdogani biseduan me telefon për Ukrainën dhe Sirinë
- Presidenti rus Vlladimir Putin në bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, konfirmoi angazhimin fondamental për të gjetur zgjidhje politike dhe diplomatike për konfliktin ukrainas, kumtoi Pres shërbimi qeveritar i Kremlinit.
- Post By Ramize Qamili
- 22:47, 18 korrik, 2025
Moskë, 18 korrik 2025 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin në bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, konfirmoi angazhimin fondamental për të gjetur zgjidhje politike dhe diplomatike për konfliktin ukrainas, kumtoi Pres shërbimi qeveritar i Kremlinit.
"Putini e falënderoi Erdoganin për gatishmërinë e tij për të vazhduar lehtësimin e negociatave të drejtpërdrejta ruso-ukrainase në Stamboll", theksohet në kumtesë.
Të dy liderët shkëmbyen mendime për ngjarjet aktuale në Lindjen e Mesme dhe theksuan rëndësinë e stabilizimit të shpejtë të situatës në Siri përmes dialogut dhe përforcimit të unitetit kombëtar.
"Duke shprehur shqetësim të thellë për shkak të rritjes së fundit të dhunës në vend, liderët theksuan rëndësinë e stabilizimit të shpejtë të situatës përmes dialogut dhe përforcimit të konsensusit kombëtar, legjitimitetin e të drejtave legjitime të të gjithë anëtarëve të shoqërisë shumëfetare siriane. Të dyja palët theksuan nevojën për të respektuar sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë", theksohet në kumtesë.
Erdogani në bisedë telefonike me Putinin, theksoi rëndësinë e fillimit të raundi të tretë të negociatave të drejtpërdrejta me Ukrainën dhe gatishmërinë për t'i organizuar ato në Stamboll, kur do të konfirmohet data të cilat u përshtaten të dyja palëve, kumtoi kabineti i liderit turk pas bisedës.
Erdogani i tha Putinit se Turqia dëshiron të sigurojë stabilitet në Siri.
"Presidenti Erdogan tha se konfliktet pas tërheqjes së forcave të sigurisë siriane nga As-Suvajda paraqesin kërcënim për të gjithë rajonin dhe ajo që është e rëndësishme që Izraeli të mos shkelë sovranitetin e Sirisë. Ai tha se Turqia është e përkushtuar për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në Siri dhe për ta ndihmuar atë që sa më shpejtë të rinovohet", shtoi Ankara zyrtare. rq/
Foto: arkivi i MIA-s