Putin: Vrasja e Duginës është një "krim i poshtër dhe mizor"
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:54, 22 gusht, 2022

Moskë, 22 gusht 2022 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putini ka shprehur ngushëllime familjes së gazetares ruse Daria Dugina, ndërsa vrasjen e saj e ka quajtur “krim të poshtër dhe mizor”.
"Krimi i poshtër, mizor i dha fund jetës së Daria Duginës, një personi të zgjuar, të talentuar me një zemër të vërtetë ruse: e sjellshme, plot me dashuri, e ndjeshme dhe e hapur”, theksoi Putini në telegram, lajmëruan mediat ruse.
Dugina vdiq në shpërthimin e automjetit të shtunën në mbrëmje. Babain e saj në Perëndim e shohin si një nga "trurët" e Putinit. ar/