• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Putin: Vendet evropiane mund të marrin pjesë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Putin: Vendet evropiane mund të marrin pjesë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Moskë, 25 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin dje deklaroi se vendet evropiane mund të marrin pjesë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, transmetuan mediumet franceze.

Putin këtë e deklaroi për shkak të shqetësimit nga Bashkimi Evropian se mund të anashkalohet nga negociatat paqësore për Ukrainën mes Rusisë dhe SHBA-së.

"Evropianët, por edhe vendet e tjera kanë të drejtë dhe mundësi të marrin pjesë. Dhe ne e respektojmë këtë", tha Putin në intervistë televizive.

Lideri rus shtoi se vendet evropiane i ndërprerënë marrëdhëniet me Rusinë.

"Ata vetë hoqën dorë nga çfarëdo lloj kontakti me ne dhe patën lloj-lloj ide për fitore kundër Rusisë në fushë betejë", tha Putin.

"Pjesëmarrja e tyre në procesin negociues është i domosdoshëm. Asnjëherë nuk kemi qenë kundër kësaj", sqaroi ai.

Putin tha se bisedimet e javës së kaluar mes Rusisë dhe SHBA-së në Arabinë Saudite, bisedimet e para në nivel të lartë nga fillimi i luftës në Ukrainë, nët ë cilat vendet evropiane nuk marrin pjesë, kanë prë qëllim "përforcimin e besimit" mes Moskës dhe Uashingtonit.

"Asnjë çështje nuk mund të zgjidhet pa këtë. Përfshirë edhe çështjet aq të ndërlikuara dhe akute siç është kriza ukrainase", theksoi shefi i shtetit rus. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR