• e martë, 26 nëntor 2024

Putin: Ushtria ruse dhe populli nuk ishin në anën e kryengritësve

Putin: Ushtria ruse dhe populli nuk ishin në anën e kryengritësve

Moskë, 27 qershor 2023 (MIA) – Presidenti rus, Vlladimir Putin sot para rreth 2.500 pjesëtarëve të forcave të sigurisë ruse, gardës nacionale dhe njësiteve ushtarake deklaroi se populli dhe forcat e armatosura u ndalën së bashku kundër mercenarëve kryengritës në kryengritjen njëditore që përfundoi të shtunën.

Në tubimin e mbajtur në sheshin në kompleksin Kremlin, Putinit iu bashkua ministri i Mbrojtjes, Sergej Shojgu, ndërrimin e së cilit e kërkuan mercenarët e grupit "Vagner" gjatë kryengritjes së tyre dhe "marshin e drejtësisë" ndaj Moskës.

Në fillim Putini bëri thirrje për heshje njëminutëshe për nder të pilotëve ushtarakë rusë të cilët e humbën jetën në kryengritje.

Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) sot kumtoi se i ka hedhur poshtë aktakuzat kundër grupit mercenar "Vagner" për kryengritjen e armatosur nga fundjava.

Mediat ruse publikuan se aktakuza është hedhur poshtë pasi "pjesëmarrësit i kanë ndërprerë veprimet e tyre drejtpërdrejt të drejtuara nga kryerja e veprave penale".

Kremlini kumtoi se luftëtarët të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje nuk do të ndiqen penalisht dhe do t'u lejohet të kthehen në bazë sipas marrëveshjes së arritur të shtunën me të cilën iu dha fund krizës.

Duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, mediat ruse, gjithashtu, kumtuan se "Vagner" është duke u përgatitur t'i dorëzojë armë të rënda ministrisë.

QËNDRONI TË LIDHUR