• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Putin u ofroi mercenarëve të "Vagner" t'i bashkohen ushtrisë ruse

Putin u ofroi mercenarëve të

Moskë, 14 korrik 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin në intervistë për gazetën ruse "Komersant", mbrëmë vonë, tha se mercenarëve të grupit "Vagner" u ofroi mundësi të vazhdojnë të shërbejnë në ushtrinë e rregullt ruse.

Putini tha se ofertën e bëri në takimin me luftetarët dhe themeluesin e tyre Evgenij Prigozhin në fund të muajit të kaluar, pesë ditë pasi "Vagner" e filloi rebelimin e pasuksesshëm kundër hierarkisë ushtarake rus.

Rebelimi përfundoi kur Moska u ofroi luftëtarëve të Prigozhin mundësinë për t'u zhvendosur në Bjellorusinë fqinje.

Ai, gjithashtu, tha se tani Parlamenti rus dhe qeveria duhet të diskutojnë për kornizën ligjore për ushtritë private.

"Vagner nuk ekziston", deklaroi Putin për gazetën "Nuk ekziston ligj për organizazat private ushtarake. Ai thjesht nuk ekziston" tha presidenti rus në intervistën për "Komersant", transmetuar nga mediat britanike. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR