• e shtunë, 29 qershor 2024

Putin të mërkurën do të takohet me Si Xhinping

Putin të mërkurën do të takohet me Si Xhinping

Moskë, 16 tetor 2023 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin të mërkurën në Kinë do të takohet me kolegun e tij kinez, Si Xhinping,l kumtoi sot Kremlini, shtatë muaj pas samitit në Moskë i cili e përforcoi miqësinë e "pakufishme" mes dy vendeve të tyre.

Kremlini kumtoi se të mërkurën, më 18 tetor, Putin do të takohet me Si në pekin, në margjina të Forumit të tretë ndërkombëtar për bashkëpunim "Brezi dhe rruga".

"Liderët do të bisedojnë miqësisht dhe haptazi ... për problemet urgjente të bashkëpunimit praktik bilateral dhe çështje ndërkombëtare", deklaroi këshilltari diplomatik i Kremlinit, Jurij Ushakov.

Ai tha se bisedimet mes presidentëve Putin dhe Si së pari do të zhvillohen në përbërje të zgjeruar me anëtarët e tjerë të qeverive të veta, ndërsa më pas në komisione të vogla gjatë mëngjesit të punës dhe se "nuk është përjashtuar" dy liderët të bisedojnë edhe vetëm.

Putin, i cili udhëtoi në Kinë me disa biznesmenë të mëdhenj rusë, do të flasë edhe në forumin "Brezi dhe rruga", menjëherë pas presidentit kinez.

Presidenti rus në mars e priti presidentin kinez Si në kremlin dhe dy liderët treguan se dakordohen dhe angazhohen për përforcim të bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak përkundër, siç e paraqitën, "hegjemonisë amerikane". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR